Rusi, Duma: Ok traktateve me Osetine e Abkhazine

Duma ruse ka ratifikuar me unanimitet traktatet e miqesise dhe bashkepunimit me Osetine e Jugut dhe Abkhazine.
Lajmin e bejne te ditur agjencite ruse, sipas te cilave traktatet, qe parashikojne edhe asistence ushtarake dhe hedhin bazat juridike per pranine e trupave ruse ne dy rajonet, ishin firmosur me 17 shtator ne Kremlin.
Moska njohu pavaresine e Osetise dhe Abkhazise pas luftes qe shpertheu ne Gusht ne Gjeorgji.