Itali, senati: Ok reformes ne arsim

Senati italian miratoi dekretin e debatuar për reformat në arsim.
Ligji u miratua me 162 vota pro dhe 134 kundër e 3 abstenime, teksa jashtë sallës forca të shumta policie siguronin rendin.
Reagimi i opozitës italiane ishte i menjëhershëm. Partia Demokratike e Veltronit paralajmëroi të tjera tubime masive nëpër sheshet e Italisë kundër ligjit që ndan në klasa të vecanta fëmijët italianë dhe ata të emigrantëve.
Kjo dhe një sërë reformash të kundërshtuara nga opozita kanë nxitur ditët e fundit manifestime kundër qeverisë Berluskoni.
Madje për të protestuar kundër ligjit që mban firmën e ministres së Arsimit, Mariastela Xhelmini, studentë e profesorë të universiteteve italiane kanë zhvilluar leksione jashtë auditoreve, në qiell të hapur.