Pakistan, 18 të vdekur nga dy shpërthime
Policia bën të ditur se në të dy atentatet që u kryen në qytetin e Karachit janë përdorur motorcikleta. Shpërthimi i dytë ndodhi përballë dhomës së emergjencës të spitalit Jinnah, ku doktorët po merreshin me të plagosurit nga shpërthimi i parë. Përvec gjashtë të vdekurve, ky shpërthim plagosi dhe pesë persona të tjerë.