E Diel, 1 Nëntor 2026

“Makinat”, Dade: Topalli dezinformon, reagon Kuvendi

Sipas Dades, kryeparlamentarja ka dezinformuar publikun me deklaratat e saj. “Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli mashtron, dezinformon opinionin publik dhe shpif për personalitete të Partisë Socialiste. Kam refuzuar t’i përgjigjem vulgaritetin të Jozefina Topallit që ofron model negativ në politikë. Por rastet e përsëritura të shpifjes më detyrojnë që në respekt të opinionit publik të sqaroj se automjeti që unë kam patur në përdorim është dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shtator”, theksoi ajo për mediat. Pak orë më vonë, reagoi edhe Kuvendi i Shqipërisë, me anë të të Përgjithshëm, Marlind Myftiu, duke rikërkuar nga ish-deputetët e PS-së, dorëzimin e automjeteve. "Administrata e Kuvendit, në përmbushje të detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e ligjit "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë", i kërkon edhe një herë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si ish-deputetë", thuhet në deklaratë.  "Nëse ato do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre", thuhet në njoftimin zyrtar, ndërsa bëhet e ditur se një deputet i opozitës e dorëzoi sot automjetin që kishte në përdorim.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›