E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 2 të vrarë si pasojë e shpërthimit të një rakete

Të paktën 2 persona janë vrarë si pasojë shpërthimit të një rakete amerikane në veripërëndim të Pakistanit , në afërsi me kufirin afgan.

Zyrtarët thonë se dy burrat e vrarë ishin duke djetuar një motoçikletë, në afërsi të qytetit Mir Ali, në Vaziristanin verior, në kohën kur u goditën nga raketa.

Nuk është bërë i ditur identiteti i të vrarëve. Vaziristani verior njihet si qerdhe e militantëve të lidhur me Al-Kaedan.
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimisht nga Pakistani që të ndërmarrë veprime kundër këtij grupi, i cili është përgjegjës për disa prej sulmeve më vdekjeprurëse kundër trupave amerikane dhe aleatëve perëndimorë, në kufirin me Afganistanin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›