E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti: Gjermania, partner i besueshëm dhe serioz

Ministri i jashtëm Edmond Panariti ka vlerësuar sot marrëdhëniet shumë të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
 

Në fjalimin e mbajtur me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënive diplomatike mes dy vendeve, ministri Panariti theksoi se Shqipëria gjen tek Gjermania një partner të besueshëm dhe serioz.

 
"Pas 1 çerek shekulli ne gjejme tek Gjermania një vend mik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe serioz. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dhe dimensional që kanë bërë të mundur afrimin mes dy popujve tanë” theksoi Panariti.

Kreu i diplomacisë, Panariti gjithashtu vlerësoi edhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›