Siri, 5 fëmijë në mesin e viktimave të reja
Të paktën 12 persona kanë vdekur nga një shpërthim në qytetin Salqeen kufi me Turqinë.Sipas aktivistëve në mesin e të vrarëve janë dhe 5 fëmijë
Nga të plagosurit shumë prej tyre janë në gjëndje të rëndë shëndetësore ,dyshohet se numri i viktimave mund të rritet.
Kryengritja kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka nisur në mars të vitit të kaluar, ku mbi 27,000 persona kanë humbur jetën në trazira.