E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 41 persona të vdekur nga 3 shpërthime kamikaze

Tre atentate kamikaze në provincën e Lahores në Pakistan i kanë marrë jetën të paktën 41 personave. Sipas autoriteteve vendase sulmi ndodhi në një vend të shenjtë sufi ku mijëra persona ishin mbledhur për të kryer ritualin e së enjtes.
Bëhet e ditur se nga shpërthimet mbi 175 persona janë plagosur ku një pjesë e tyre ndodhen në gjendje të rëndë, çka mund të përkeqësoje edhe më shumë bilancin.
Shpërthimi i parë është shënuar në portat e hyrjes, ndërsa dy të tjerat në brendësi të vendit të shenjtë ku ndodhet edhe varri i Data Guni Bakhsh.
Atentati ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup rebel, por autoritetet pakistaneze dyshojne se sulmet janë kryer prej talebanëve në shenjë hakmarrjeje ndaj ofensivave të ushtrisë qeveritare ndaj tyre në kufi me Afganistanin. Ndërsa shumica e sulmeve militante kanë ndodhur në veriperëndim, muajt e fundit ato kanë përparuar edhe në zemër të vendit, kryesisht në provincën e Punjabit. Më shumë se 80 persona u vranë në muajin maj pas dy sulmeve të njëpasnjëshmë në xhamitë e sektit të pakicave Ahmade.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›