E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Mitrovicë, tre të plagosur

Të paketën tre persona janë plagosur, njëri prej tyre rëndë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë nga shpërthimi që ndodhi të premten rreth orës 10:00. Të plagosurit ishin duke protestuar kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën veriore. Sipas mediave serbe, disa qindra serb ishin mbledhur mëngjesin e së premtes në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, për të protestuar kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës, e cila do të shërbejë për pajisjen e qytetarëve me dokumente identifikimi. Lajmi për hapjen e kësaj zyre ka shqetësuar strukturat paralele, të cilët pasi i kanë lëshuar sirenat për gjoja gjendje të jashtëzakonshme kanë arritur të mbledhin disa qindra serbë. Mbi urën që ndanë qytetin e Mitrovicës gjenden forca të mëdha policie si dhe të KFOR-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›