Pakistan, Gilani thirret në Gjykatën Supreme për shpërfillje
Gjykata Supreme në Pakistan ka kërkuar dje që Kryeministri pakistanez, Yusuf Raza Gilani, të paraqitet të enjten në sallë për tu gjykuar për shpërfillje. Gjykata i kishte kërkuar qeverisë së Gilanit më parë që të hetonte për korrupsion veprimtarinë e Presidentit të vendit, Ali Zardari, në vitet 90. Por Gilani nuk kishte pranuar, pasi Zardari kishte imunitet. Tani Gjykata ka thirrur Gilanin, sipas mbështetësve të qeverisë e gjithë, kjo është një hakmarrje kundër qeverisjes civile. Gilani paraqiti dje dorëheqjen para Zardarit dhe tha se tërhiqet nga posti nëse Parlamenti e miraton këtë. Por parlamenti i vendit ia dha dje votëbesimin Gilanit, i cili do të vazhdojë të jetë Kryeministër të paktën deri të enjten. Më 19 janar, Gjykata Supreme mund të vendosë shkarkimin e tij.