E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO aktivizoi sistemin e radarëve në Turqi

Një stacion radarësh, që është pjesë e sistemit të mbrojtjes i NATO-s nga raketat në Evropë, është aktivizuar tashmë në Turqi, siç njoftoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Stacioni është e vendosur në qytetin e Malatya, disa qindra kilometra në juglindje të kryeqytetit Ankara, dhe do të drejtohet nga personeli turk dhe amerikan, shtoi zëdhënësi.

Turqia është një nga pesë vendet që kanë rënë dakord për të vendosur pjesë të sistemit të mbrojtjes projektuar nga SHBA. Edhe Portugalia, Polonia, Rumania dhe Spanja, kanë rënë dakord të përfshihen në këtë sistem.

NATO i kërkoi Rusisë që të merrte pjesë në sistem, por negociatat kanë qenë të bllokuara, për shkak të kërkesës së Rusisë për një traktat ligjërisht të detyrueshëm, që do garantonte se mburoja nuk do të përdorej si një pengesë për sistemet e mbrojtjes së Moskës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë kanë insistuar se sistemi është i drejtuar për të luftuar kërcënimet e raketave balistike nga vendet e Lindjes së Mesme, të tilla si Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›