E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, Klinton takohet me presidentin Zardari

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka siguruar liderët e Pakistanit për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara.
 

Në një takim me presidentin pakistanez Asi Ali Zardari, Klinton theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Pakistanin dhe janë të angazhuara për marrëdhënie më të mira me këtë shtet.
 

Hillari Klinton gjithashtu theksoi se Pakistani duhet të tregoj përkushtim për çrrënjosjen e strehimeve të militantëve, të cilët sulmojnë forcat amerikane në Afganistan.
 

Vizita e zyrtares së lartë amerikanë në Pakistan, po bëhet një ditë pasi një sulmues taleban pakistanez aktivizoi eksplozivin në një kamion afër disa zyrave qeveritare, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, duke vrarë të paktën 32 persona.
.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›