Korçë, jepet pretenca për masakrën e Radanec
Gjykata e Korçës ka dhënë sot pretencën për ngjarjen e rëndë në lagjen Radanec ku pas një sherri në 1 pikë lojrash fati vdiqën dy persona dhe u plagosën 3 të tjerë.
Në seancën e sotme gjyqësore prokurori i çështjes kërkoi burgim të përjetshëm Erjon Mukadezin,dhe nga 1.5 vjet për 4 bashkëpunëtorët e tij.
Këta persona akuzohen se në janar të këtij viti pas një sherri në 1 pikë lojërash fati kanë vrarë shtetasit Mikel Tepexhiku dhe Kastriot Hysi ndërsa kanë plagosur Erjon Meminin, Ermal Demollin dhe Denis Meminin