Beograd: Gordon e Jeremiq biseduan për raportet dypalëshe

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, është takuar sot në Beogard me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Filip Gordon.
Të dy zyrtarët nuk kanë dhënë deklarata pas takimit, por Ministria e jashtme e Serbisë ka deklaruar se është biseduar për vijimin e bashkëpunimit të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sportit.
Sipas deklarates, zoti Jeremiq ka njoftuar zotin Gordon, për kërkesën e Serbisë për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare lidhur me akuzat e raportit të Dik Martit, për trafikim të organeve në Kosovë, dhe ka shfaqur shpresën se do të gjendet zgjidhje, e cila mundëson që hetimet të zhvillohen nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.