E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, amerikanët vrasin 5 militantë

Vaziristan-Një aeroplan i dyshuar amerikan pa pilot lëshoi sot tre raketa në rajonin e Vaziristanit të Veriut në kufirin me Afganistanin, bënë të ditur zyrtarë të zbulimit, në sulmin e parë të tillë që kur Barack Obama erdhi në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. "Sipas informacionit fillestar, pesë militantë përfshirë të huaj, u vranë", tha një nga zyrtarët. Raketat goditën një shtëpi në një fshat 2 kilometra në perëndim të qytetit të Mir Aliut, bënë të ditur zyrtarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›