Kartat, shtyhet komisioni parlamentar
Tiranë-Shumica parlamentare dhe opozita nuk kanë rënë dakord sot për ngritjen e komisionit parlamentar Ad Hoc për procesin e shpërndarjes së letërnjoftimeve. Duket se kundërshtia kryesore ka qenë për kryetarin, që pakica e ka pretenduar ta ketë të sajin, për arsye, sepse propozimi për këtë komision është bërë nga Partia Socialiste. Ndërsa mazhoranca nuk ka lëshuar pe në këtë drejtim, duke pretenduar që ky komision të ketë dy bashkëkryetar.
Gjatë mbledhjes, debati është përqendruar tek drejtimi i komisionit ad hoc. Paraprakisht është rënë dakord që komisioni të ketë në përbërje të tij shtatë anëtarë, katër prej të cilëve të Partisë Demokratike ndërsa tre të Partisë Socialiste, por gjithsesi numri mund të ndryshonte.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka mbyllur mbledhjen duke kërkuar që të arrihet një marrëveshje dhe më pas do të rimblidhen. Ideja për ngritjen e një komisioni parlamentar Ad Hoc u propozua nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një konference për shtyp, sipas të cilit ku komision do të monitoronte pajisjen e shtetasve me letërnjoftime.