E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD mbledh Këshillin

Tiranë-Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi deklaroi këtë të premte se qershori do të jetë një fitore e madhe, do të jetë një rast për ndryshim real të politikës në Shqipëri, pasi këto zgjedhje-sipas Gjinushit- do të bëjnë të mundur largimin e kësaj qeverie të mbrapshtë e të dështuar duke i hapur Shqipërisë një perspektivë të re. “PSD taktikën e saj politike e ka vënë gjithmonë në funksion të së mirës së vendit, në funksion të së majtës dhe sigurisht dhe në funksion të interesave dhe mbështetësve të saj"-theksoi Gjinushi në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të kësaj partie.

Gjinushi i konsideroi negative marrëveshjet e deritanishme me LSI, duke u shprehur se “LSI mandatet e marra dhe votat e marra nuk i ka përdorur për të majtën, nuk i ka përdorur as në këshillat e qarqeve dhe as në këshillat bashkiake, siç ishte edhe rasti më i fundit i bllokimit të buxhetit në këshillin bashkiak të Tiranës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›