E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan arrestohet ish kryeministri Pervez Musharaf

Në Pakistan është arrestuar ish kryeministri pakistanez Pervez Musharaf, i cili u kthye në vendlindjen e tij në fund të muajit mars pas 4 vjetësh në ekzil për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit maj. Arrestimi vjen pasi gjykata e lartë e Islamabadit ka refuzuar kërkesën për zgjatjen e lirisë me kusht që iu dha menjëherë pas kthimit në Pakistan. Ish gjenerali është arrestuar në vilën e tij në periferi të Islamabadit. Sipas mediave vendase ai mund të dënohet me arrest shtëpie. Musharaf ëshët përfshirë në hetime të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›