SHBA vazhdojne kerkimet per te dyshuarin e dyte
Komisari i policisë së Bostonit ka publikuar emrat e dy terroristëve të sulmit të maratonës tre ditë më parë, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën 170 të tjerë. Më i vogli, i cili ndërroi jetë në spital pasi u plagos dhe u arrestua nga policia quhet Tamerlan Tsarnaev 19 vjec. Ndërsa ai që ende kërkohet quhet Dzhokar. Sipas të dhënave të para ata janë vëllezër me origjinë nga ÇeÇenia. Të dy kishin leje qëndrimi të rregullta. Në profilin e 19 vjecarit në Facebook, ai e përshkruan veten si islamik dhe i apasionuar pas inxhienerisë. Familja e dy vëllezërve ishte arratisur nga Çeçenia për në Kazakistan me shpresën për të marrë lejet e qëndrimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëllai i madh që ende kërkohet nga policia shkruan në profilin e tij në Facebook se nuk kishte asnjë shok amerikan pasi ata nuk e kuptonin.
Policia amerikane në Boston po kërkon shtëpi më shtëpi dhe ka këshilluar banorët të mbyllen në shtëpi, larg dritareve dhe të mos fusin asnjeri në shtëpi.
Policia amerikane në Boston po kërkon shtëpi më shtëpi dhe ka këshilluar banorët të mbyllen në shtëpi, larg dritareve dhe të mos fusin asnjeri në shtëpi.