Pakistan atentat ndaj xhamise 45 te vdekur
Te pakten 45 persona jane vrare dhe mbi 70 te tjere jane plagosur ne nje sulm vetevrases qe kishte si objektiv nje xhami ne veri-perendim te Pakistanit.
Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale sipas te cilave shperthimi i bombes ndodhi gjate seances se lutjeve ne zonen Darra Adam Khel prane rajoneve tribale te Pakistanit dikur bastione te talebaneve.
Kupola e xhamise sunite eshte rrezuar dhe autoritetet druhen se bilanci i viktimave mund te rendohet.
Nderkohe deshmitare nga vendngjarja kane treguar per mediat nderkombetare se atentatori ishte ne kembe dhe se u hodh ne ere prane portes kryesore te xhamise.
Objektiv i sulmit mund te kete qene nje lider tribal qe ka inkurajuar popullin qe te dale me nje qendrim kunder talebaneve. Por ende nuk dihet nese ky person eshte mes viktimave.