Pakistan, dënohet ish-kryeministri. Gjykata: Imran Khan 14 vite burg për korrupsion

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me 14 vite burg për korrupsion.
Për të njëjtën shkelje ligjore, është dënuar me 7 vite heqje lirie edhe bashkëshortja e tij. Të dy akuzohen se kanë marrë si dhuratë pasuri të patundshme në këmbim të pastrimit të parave gjatë kohës kur Imran Khan ishte në pushtet.
Ish-kryeministri ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se arrestimi i tij një vit më parë, si dhe dënimi këtë të premte, janë rezultat i një komploti nga rivalët për ta mbajtur larg angazhimit politik.
72-vjeçari Imran Khan përballet me më shumë se 150 raste penale në total, edhe pse vazhdon të gëzojë një popullaritet të madh ndër qytetarët. /vizionplus.tv