E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Përshtati lokalin për lojëra fati dhe shitje droge, në pranga pronari në Fier

Një 28-vjeçar në Fier është arrestuar këtë të premte nga policia, pasi dyshohet se ai kishte përshtatur lokalin e tij në një ambient ku viheshin baste sportive si dhe ku shpërndahej lëndë narkotike.

I riu është identifikuar si Klajdi Malaj.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ka sekuestruar doza të lëndëve narkotike dhe celulari me faqe aktive online për baste.

“Gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrolli në lokalin e shtetasit K. M., në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›