Pakistan fotoja simbol e tmerrit te harruar
Gjeja e pare qe te vjen ne mendje kur sheh kete fotografi ne fakt nuk ke cfare te mendosh shpreson qe te jete fotomontazh ose nje nga ato krijimet qe marrin emrin e artit. Ne kete fotografi duket sikur dikush ka shperndare nje grusht mizash te cilat kane mbuluar koke e kembe femijet e shtrire perdhe dhe dyshemene prej balte. Pastaj perpiqesh te shohesh me ne thellesi cdo detaj.
Pamja eshte shume prekese fillimisht te bien ne sy dy koka femijesh te ngjitura njera pas tjetres gje e cila tregon se jane gjalle sepse njeri po thith biberonin me syte mbyllur ndersa tjetri ka mbeshtetur krahun e djathte ne toke. Biberoni eshte bosh. Pak me tutje perdhe eshte nje shishe tjeter plastike edhe ajo bosh. Mbi biberon jane stampuar disa blete dhe fjala mjalte. Ne plan te dyte shohim dy femije te tjere qe po flene te cilet ne ndryshim nga dy te paret duket sikur jane pa jete te mbledhur me lecka.
Ai qe e ka pare i pari dhe e ka bere kete fotografi quhet Mohammad Sajjad. Me siguri Mohammad duhet te jete nxitur menjehere nga deshira per ti trembur ato miza. Fotografia e bere me 31 gusht ka bere xhiron e botes revista italiane Internazionale e ka publikuar ne nje faqe te plote Guardian e vuri pardje ne faqe te pare. Menjehere pas publikimit mbreteresha e Jordanise Rania Abouzeid kerkoi te takonte femijet dhe familjen e tyre. Keta vogelushe u shpetuan permbytjeve qe fundosen Pakistanin dhe si miliona te tjere u shperngulen nga vendi. Vijne nga rrethinat e Peshawar. U gjeten ne nje cep te rruges ne Azakhel. Ata u vardiseshin nga pas makinave qe kalonin aty duke u kerkuar dicka per te ngrene. Kjo familje mamaja Fatima babai Aslam Khan dhe tete femijet e tyre dy te paret ne foto Reza dhe Mahmoud jane binjake nga dy vjec secili nuk jane pakistaneze por refugjate afgane te cilet e kane braktisur vendin e tyre fillimisht per shkak te lufterave dhe tani per shkaqe natyrore vazhdojne te jene ne radhen e gjate te njerezve te mjere qe zgjasin duart per te lypur per te mos vdekur urie. Kane nje muaj qe nuk pine qumesht thote e ema. Kur e gjetem serish Reza e mbante ende biberonin bosh ne goje shkruan gazetarja. Ne fillim babai i tyre Aslam e mbante familjen duke shitur pula me biciklete. Tani perreth dhe brenda nje tende te sajuar pa asnje organizate humanitare qe drejton kampin e vogel pa uje ndihme shendetesore njerezit dhe bagetite mbijetojne ne pisllekun e paane nderkohe qe mizat kane pushtuar vendin. Per ti trembur Fatima ka vetem disa gjethe bambuje pak kohe dhe fuqi per tu shpallur lufte mizave.
Leckat qe shihen ne fotografi jane e gjithe pasuria e tyre. Reza ka veshur nje bluze mbi te cilen eshte shkruar fjala Apples disa germa te alfabetit latin dhe disa flutura te vizatuara. Ne fotografine tjeter te bere per Guardian nga Jason Tanner Reza ka veshur nje bluze ku shkruhet me te medha Levis. Sot te gjitha rrobat ne bote jane te shtrenjta dhe firmato po ashtu edhe biberonet bosh. Bluza e kuqe e binjakut te saj qe i mbulon djalit vetem pak barkun ka nje vrime te madhe anash. Duket sikur mizat jane gjithmone gati. Ka gjasa qe ushqehen dhe shperndahen duke nuhatur pisllekun.
Biologeve nuk u duket normale jeta e dy vogelusheve ku njeri ushqehet me mbetjet e tjetrit. Per njeriun mizat jane shok tryeze. Ato u qendrojne siper femijeve dhe nuk e marrin mundimin qe te fluturojne a thua se te vegjlit te ishin mbeturina. Gjate diteve te kaluara eshte diskutuar mbi mendimin e Hawkins nese Zoti ekziston ose jo vertet dhe eshte arritur ne perfundimin se Zoti ekziston por nuk ka krijuar boten femijet permbytjet dhe mizat.
Kjo fotografi ka bere nje udhetim te gjate ne te gjithe boten dhe na ka sjelle perpara syve permes nje gazete a reviste femijet Reza e Mahmoud dhe vellezerit e tyre te mbuluar me lecka e nje ushtri mizash. Nuk jemi mesuar me kete pamje ndoshta me femije te varfer po ndodh gjithmone te shohim por te mbuluar nga mizat jo. Fotografia e ketyre femijeve eshte e destinuar te kthehet ne burim dhimbjeje. Ne kontinentin tone nje imazh i tille mund te gjendet vetem ne ndonje bienale.
Shihni ndersa shkruaja kete artikull e nderpreva dy ose tri here per te trembur nje mize qe me vinte rrotull dhe me bezdiste. Aty e kuptova dhe thashe me vete se ky gjest instiktiv fliste me shume se artikulli im apo dhjete mije te tjere.