E Shtunë, 31 Tetor 2026

MM:Akuzat e PS-së, shpifje. Shitja e armëve, ligjore

Ministria e Mbrojtjes i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Socialiste për tregëtimin e armëve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes ka deklaruar se akuzat kanë degjeneruar në shpifje, ndërkohë që ka theksuar se publikimi i dokumenteve sekrete përmbën shkelje ligjore.
 

“Pastrimi i ushtrisë nga plehrat e komunizmit do apo jo zoti Brace do të bëhet. Pavarësisht se PS është e vendosur në rrugën e bllokimit të integrimit, do ishte e pafalshme që Ministria e Mbrojtjes mos ta kryente këtë procedurë që konsiderohet si model botëror” tha ajo.
 

Sipas saj, përpjekja e PS për të penguar përshtatjen me Aleancën do marrin përgjigjen e merituar, ndërkohë që “publikimi i dokumenteve sekrete është përgjegjësi kriminale që ky zotëri merr përsipër”. “Ministri i Mbrojtjes është i angazhuar të cojë deri në fund reformat e ndërmarra” tha ajo.
 

Ndërkohë më herët deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe publikoi dokumente të tjera që sipas tij tregojnë  korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›