Pakistan, shpërthim në një funeral, 30 të vdekur

Ka shkuar në 30 të vdekur bilanci i viktimave të një shpërthimi që ka ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë një ceremonie varrimi në fshatin e Adezai, pranë Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit.
Rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur.
Një funksionarë i lartë i administratës ka bërë të ditur për Geo News se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një kamikazi.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve, kamikazi ishte përzjerë me kortezhin.