E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, sulm me bombë ndaj personelit të SHBA

Gazeta Shqip

Një makinë e mbushur me eksplozivë është përplasur me një automjet të qeverisë amerikane në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur pesë të tjerë.

Zyrtari policor, Pervez Khan, tha se automjeti është sulmuar pasi është larguar nga Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Peshauar. Sipas Khan, disa nga të plagosurit janë të huaj, ndërkohë që identiteti i të vrarëve mbetet i paqartë.

Në zonën ku ka ndodhur sulmi janë të pozicionuara disa organizata të huaja, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pakistan tha se po heton raportet.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse, në të kaluarën, talebanët pakistanezë janë fajësuar për sulme të ngjashme.

3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Pakistan, sulm me bombë ndaj personelit të SHBA burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›