E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, sulm me bombë në një xhami shiite

PAKISTAN - Policia në Pakistan thotë se një bombë ka eksploduar afër një xhamie shiite në pjesën veriperëndimore, me ç’rast janë vrarë dy vetë dhe plagosur së paku tre të tjerë.

Sulmi i sotëm ndodhi në fshatin Kacha Pakka, në provincën Khyber Pakhtunkva.

Zyrtarët thonë se pajisja shpërthyese ishte e ngjitur në një motoçikletë të parkuar. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Gjatë viteve të fundit, militantët sunitë në Pakistan i kanë shpeshtuar sulmet kundër shiitëve pakicë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut i kanë kritikuar autoritetet e Pakistanit për mosveprim të mjaftueshëm për ta ndalur dhunën.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›