Ilir Meta: Rezultati i LSI-së, përkushtim maksimal ndaj qytetarëve
KUCOVE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët LSI-së të zgjedhur më 23 qershor në Qarkun e Beratit, Nasip Naço, dhe Gledion Rehovica, ka zhvilluar një takim në qytetin e Kuçovës, ku ka falënderuar të gjitha strukturat e LSI-së në këtë qytet për rezultatin që arriti LSI atje.
Meta deklaroi se “ky rezultat veçse na bën më të përkushtuar ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, por natyrisht në mënyrë të veçantë ndaj të gjithë atyre që besuan tek sigla e LSI-së, tek slogani i LSI-së për të ecur më shpejt, edhe tek numri ynë, 26-a”.
“Unë mendoj që kjo që ka ndodhur nuk është surprizë. Kjo është rezultat i një pune të vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Është e vërtetë që ne në vitin 2009 në Kuçovë nuk dolëm mirë për shumë arsye por që atëherë e deri në zgjedhjet lokale u bë një punë e vazhdueshme që dha rezultatet e saj, jo atë që prisnim ne por dha rezultat të ndjeshëm. Pamë përsëri se ku i kishim mangësitë, iu përveshëm punës dhe sot kemi këto rezultate që janë shumë të mira. Unë mendova ta filloja këtë tur takimesh në të gjithë Shqipërinë nga Qarku i Beratit, me Kuçovën, sepse ju si përqindje keni arritur një rritje më të madhe, gati 5 herë më shumë në krahasim me vitin 2009 dhe kjo është një bazë shumë e mirë për të ardhmen.”- theksoi Meta.
Më tej, lideri i LSI-së theksoi se përveçse programit për të gjithë Shqipërinë, do të bëhet një program i veçantë për Kuçovën, për Beratin dhe për çdo rreth, në mënyrë që të realizohen objektivat. Meta theksoi se LSI ka marrë mbi 180 mijë vota, duke dhënë një kontribut të madh për gjithë fitoren e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë gjatë katër viteve që vijnë. Të punojmë çdo ditë gjatë dy viteve që do vijnë sepse kemi sfidën më të afërt, atë të zgjedhjeve vendore. Do të vazhdojmë të zgjerojmë frymën e bashkëpunimit brenda LSI-së. Arritja jonë ishte edhe si rezultat i punës të jashtëzakonshme që bënë strukturat e LSI-së, por edhe i angazhimit të shumë përkrahësve, të shumë dashamirësve tanë dhe tuajt, të cilët bënë gjithçka për të rritur përkrahjen për Lëvizjen Socialiste për Integrim.”- tha Meta.
“Premtimet që kemi bërë në mitingun e fundit të Kuçovës do t’i mbajmë të gjitha. Kuçova do të ketë një përfaqësim që nuk e ka pasur deri më tani në të gjitha institucionet.”- përfundoi kreu i LSI-së.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta takon Cannon: Vota për LSI dëshirë e shqiptarëve për ndryshim