Ambasadorja franceze: Të bindur se Shqipëria po ecën drejt Europës
TIRANE – Ambasadorja franceze në vendin tonë, Christine Moro, shprehet e bindur se Shqipëria po bën hapa përpara në drejtim të integrimit evropiam, duke theksuar domosdoshmërinë që partitë politike të punojnë së bashku për të patur më tepër arritje në këtë drejtim.
Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, ambasadorja Moro theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një mundësi që qytetarët të shpreheshin dhe standardet e arritura janë në favor të shqiptarëve.
Më tej zonja Moro përshëndeti edhe hapjen e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-France.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Franceze ishin të pranishëm edhe presidenti i vendit Bujar Nishani, kryetari i PS-së Edi Rama dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Në ceremoni u vu re mungesa e kryeministrit Berisha, ndërsa nuk dihen ende arsyet përse ai nuk ishte i pranishëm.
(er.nu/BalkanWeb)