E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan sulmohet anti-terrori ne Karaci

Nje grup militantesh tentoi te mesynte seline e forces policore te anti-terrorit ne qytetin me te madh te Pakistanit Karaci e pas kesaj shpertheu nje kamion-bombe duke shkaktuar 20 te vdekur e te pakten 100 te plagosur.

Policia u perfshi ne nje shkembim te ashper zjarri me agresoret qe perpiqeshin te hynin me force ne ndertesen e departamentit hetimor kriminal.

Perplasja e kamionit te mbushur me eksploziv pas murit rrethues te godines beri qe lenda plasese te shperthente duke e shkaterruar strukturen thuajse teresisht. Shperthimi eshte degjuar disa kilometra larg qytetit 14 milione banoresh. Nga forca e tij ne toke u hap nje krater tre metra i gjere.

Beteja e vazhdueshme e Pakistanit kunder rebelimit brenda kufijve ka mberritur tashme edhe ne Karacin e konsideruar si zemra financiare e vendit. Deri tani qyteti kishte arritur ti shpetonte vales se madhe te dhunes por qe nga sulmi me bombe mbi nje procesion shiit dhjetorin e 2009-s militantet kane filluar ta shenjestrojne rregullisht metropolin e paqendrueshem.

Sulmi i fundit pershkruhet ne media si shenje e qarte e faktit se vetebesimi i militanteve po rritet si ketu ashtu edhe ne veri-perendim te vendit ku jane duke fituar terren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›