Pakistan, talebanët hedhin në erë dy shkolla
Dy ndërtesat e ndodhura bosh në çastin e shpërthimeve që ndodhën gjatë natës u shkatërruan plotësisht, në qytetin e vogël Bara. Talebanët pakistanezë, aleatë të Al-Kaidës, dhe përgjegjësit kryesorë për valën e atentateve që kanë shkaktuar rreth 2 700 të vdekur vitet e fundit në të gjithë vendin, kanë shkatërruar qindra shkolla në veriperëndim, kryesisht të vajzave.