E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të jetë pjesëmarrës në aktivitetet dhe seminaret e organizuara nga Qendra për Studimet Evropiane me temë “Domethënia e vitit ’89 - Mësime për shekullin e 21-të”, si dhe në seksionet dhe punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane, gjatë së cilit Kryeministri Berisha do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime bilaterale dhe do të shkëmbejë ide dhe mendime me liderët më të mëdhenj evropianë, pjesëmarrës në këtë Kongres, mbi sfidat me të cilat përballet Evropa sot, në ekonomi dhe pas krizës financiare, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

Pritet që në aktivitet të jenë pjesëmarrës mbi 1500 delegatë, të cilët do të japin me diskutimet dhe analizat e tyre, një kontribut të rëndësishëm në axhendën politike evropiane, drejt politikave ekonomike të qëndrueshme, për kapërcimin e pasojave të krizës ekonomike dhe integrimit evropian të vendeve që e aspirojnë atë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›