E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha sulm frontal ndaj vendorëve

Rama tha se agresioni i tij ndaj Bashkisë nuk do të mund ta nxjerrë nga gropa e korrupsionit ku është përfshirë.

“Për të spostuar vëmendjen nga krimi elektoral, nga vjedhjet në tunelin e Kalimashit, Sali Berisha ka hapur një luftë primitive frontale, duke vënë në shënjestër pushtetin vendor”, theksoi Rama gjatë konferencës nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se kryeministri Berisha do t’i përgjigjet të gjitha shpifje të fabrikuara në gjykatë dhe në mos jo, sipas Ramës do ta gjykojë populli me votën e tij.

Ai shtoi se pushteti i vendor i opozitës do të qëndrojë dhe “na ka përballë më shumë se kurrë më parë”. Sipas Ramës, me veprimet e tij Berisha tregon panikun alarmant. “I them sot gjoja kryeministrit të Shqipërisë, hap kutitë ose largohu”, u shpreh lideri socialist.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›