E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, të paktën 10 të vdekur në një atentat kamikaz

"Të paktën 10 persona u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën si pasojë e një atentati vetvrasës'', theksoi Qazi Jamil, përfaqësues i policisë rajonale. Tre anëtarë të forcave të sigurisë dhe një fëmijë 9 vjeç u gjendën të vdekur.

Atentati ndodhi në Saidu Sharif, një lagje në jug të Mingoras, qyteti kryesor në luginën Swat. Kamikazi tentoi të futej në një ndërtesë që përdorej nga policia dhe forcat e sigurisë dhe shpërtheu pasi ishte ndaluar nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›