Beqja: INSTAT në shërbim të demagogjisë së Berishës
Deputeti Ilir Beqja, theksoi se INSTAT, është katandisur në një vegël në shërbim të demagogjisë së Sali Berishës.
“Ka katër muaj që Instituti i Statistikave nuk është në gjendje t’u tregojë shqiptarëve sa janë shtrenjtuar shpenzimet shëndetësore, sepse vetë pranon se nuk e di sa janë të siguruar e të pasiguruar në Shqipëri. Prej disa javësh, në tejkalim të afateve ligjore, INSTAT nuk u tregon shqiptarëve se cili është volumi i tregtisë me pakicë në vitin 2009”, tha ai.
Deputeti socialist kërkoi nga INSTAT t’u tregojë shqiptarëve sa është niveli i papunësisë. “Instituti i Statistikave, humbi edhe sot rastin të shpjegojë botërisht pse në 8 shkurt e shpalli inflacionin e muajit janar 3.6 % dhe në 8 mars, po për inflacionin e muajit janar deklaroi se është 4.1 %”, tha Beqja.