E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan treni perplaset me nje automjet udhetaresh

Zyrtarët e Pakistanit thonë se së paku 12 vetë kanë humbur jetën, pasi një tren është pëplasur në një automjet me udhëtarë në provincën lindore Punxhab.

Treni i shpejtë që qarkullojnte prej Karaçit në Lahore u përplas në një automjet tradicional, me të cilin udhëtonin së paku 16 vetë, që po e kalonte hekurudhën, por jo në mbikalimin e caktuar.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe dy fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar në një spital të qytetit Sheikhupiura, që është 35 kilometra nga qyteti Lahore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›