E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen treni ne Kanada 1 i vdekur dhjetera persona te zhdukur

Një tren që mbante naftë të papërpunuar ka shpërthyer në Lac Megantic të Kanadasë. Pasojë e këtij shpërthimi është një i vdekur dhe dhjetra të tjerë të humbur, ndërkoh policia bën me dije se numri i viktimave pritet që të rritet.

Shpërthimi shkaktoi zjarr dhe tym të zi në ajër, duke vrarë një person dhe duke evakuar rreth 1 mijë banorë.

Dhjetëra ndërtesa u shkatërruan në qytet, rreth 250 km në lindje të Montrealit. Ato përfshijnë dhe një lokal plot me klientë.

Policia po përpiqen të numërojë personat e humbur.
Zyrtarët e hekurudhës thanë se treni kishte ndaluar në fshatin fqinj para se të ndryshohej ekuipazhi i caktuar, por për arsye të panjohura kishte nisur të tatëpjetën drejt greminës në Lac Megantic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›