E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan vriten 14 police nga atentatet

Te pakten 14 persona kane mbetur te vrare ne veri-perendim te Pakistanit ne nje atentat vetevrases ndaj nje postoblloku policie.

Sulmi u krye me nje autobombe qe kishte nje kamikaz ne timon i cili goditi pjesen e prapme te stacionit te policise.

Ngjarja ndodhi ne Laki Maruat jo shume larg zonave tribale qe konsiderohen si bastione te talebaneve.

Ky eshte atentati i trete i pergjakshem qe regjistrohet ne Pakistan qe nga fillimi i muajit pas atij te se merkures dhe atij te se premtes ku humben jeten disa dhjetra persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›