E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic Serbia nuk e terheq rezoluten

Serbia vazhdon qe te jete kategorike ne qendrimin e saj ndaj mosnjohjes se pavaresise se Kosoves. Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia nuk planifikon ta terheqe projektrezoluten per Kosoven te cilen e ka paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se dhe se eshte per ate se si do te jete teksti i rezolutes e jo per terheqjen e saj.

Diplomati i larte serb ka thene se nese arrihet marreveshje mund te kete kompromis por jo terheqje te rezolutes duke shtuar se me ane te kesaj rezolute Serbia deshiron tu hape rruge bisedimeve te reja te cilat do te sjellin zgjidhje.

Gjate nje emisioni ne kanalin e njohur ballkanik B92 ministri serb ka thene se vendi i tij nuk planifikon ta terheqe rezoluten por po zhvillon bisedime intensive me te gjithe faktoret nderkombetare perfshire edhe BE-ne duke llogaritur aspiratat evropiane te Serbise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›