Irak dy te vrare nga shperthimi i autobombes
Ushtria irakiane ka njoftuar se nje sulmues vetevrases qe ndodhej ne bordin e nje autobombe ka shperthyer ne qender te Bagdadit duke vrare 2 ushtare dhe duke plagosur te pakten 6 te tjere kater dite pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikes deklaruan perfundimin e misionit luftarak ne kete vend. Lajmin eshte konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Irakut e cila sqaron se sulmi u ndemor ne afersi te shtabit qendror te Komandes Ushtarake Rusafa ne veri te Bagdadit.
Kjo baze ushtarake e cila sherben si qender e rekrutimit te ushtareve ishte sulmuar edhe me 17 gusht ku nje sulmues vetvrases vrau 59 persona.
Zedhenesi i ushtrise irakene gjeneral majori Qassim al-Moussaei tha se sulmuesi kishte si objektiv ish-ndertesen e Ministrise se Mbrojtjes ne lagjen Bab al-Muadham. Kjo ndertese tani sherben si shtabi qendror i ushtrise transmetojne agjencite e lajmeve. Tete persona raportohet te jene plagosur si pasoje e ketij shperthimi. Siguria ka qene e larte ne Bagdad gjate diteve te kaluara ne pritje te nje vale te re te sulmeve per te shenuar ndryshimin ne misionin amerikan.
Ne te tjera zhvillime nga Iraku te pakten 8 te vdekur dhe 25 te plagosur jane regjistruar nga nje sulm kamikaze ku eshte perdorur nje automjet i mbushur me eksploziv. Atentati kishte si objektiv ish seline e ministrise se Mbrojtjes. Forcat e sigurise kane hapur zjarr menjehere kunder disa kamikazeve te tjere te armatosur qe po afroheshin ne kembe duke vrare nje e plagosur nje tjeter.