E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Mbishkrimi nuk është kurth

"Pika e fundit e marëveshjes me Prishtinë nuk është kurth, por, përkundrazi mbron interesat shtetërore të Serbisë". Kështu është shprehur shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviç, për të përditshmen Novosti në lidhje me marrëveshjen e arritur ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë.
 

“Ky formulim tregon se nuk është marrëveshje e vërtetë ndërshtetërore, por marrëveshje e dy palëve për çështje të caktuara. Kështu që hap mundësinë që të të ardhmen të arrihen edhe zgjidhje më të mira, natyrisht me pajtimin e të dy palëve”, ka thënë Stefanoviç.
 

Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar të premten e kaluar në Bruksel, marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, sipas së cilës në nismat rajonale, Republika e Kosovës prezantohet vetëm si Kosova, por me një mbishkrim, e cili përmban Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›