E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjykimi për Limajn, planifikohen mbi 40 seanca

Sot, pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PDK-së Fatmir Limaj, i njohur si rasti Kleçka.  Në seancën e sotme, pritet të shqyrtohen dëshmitë e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X.

Në seancat e janarit dhe shkurtit, EULEX-i refuzoi kërkesën e mbrojtjes për pezullimin e prokurorit të rastit Maurizio Salustro ndërsa këtij të fundit iu refuzua nga trupi i gjyqtarëve kërkesa për paraburgosjen e deputetit Limaj. Deri në korrik tashmë janë planifikuar rreth 40 seanca gjyqësore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›