Pakistan, vriten 2 përfaqësues të OKB-së

Dy punonjës të Agjencisë për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara në Baluçistan janë vrarë gjatë një sulmi të armatosur ndaj automjetit të tyre.
Një zyrtar i OKB-së tha se është vrarë shoferi i makinës dhe një pjesëtar i personelit organizues të OKB-së në terren.
Raportohet se gjatë këtij sulmi, që ndodhi sot, është plagosur një person tjetër i OKB-së.