Trojka raporton ne PE per Greqine

Përfaqësuesit e trojkës, e mbrojtën me zjarr politikën që po zbatohet, ndërkohë që Olli Rehn tha se janë inkurajuese angazhimet që ka ndërmarrë autoritetet greke për implementimin e programit. Rasmussen theksoi se programi do të ketë sukses vetëm nëse zbatohet 100% dhe parashikoi se niveli i papunësisë pritet të stabilizohet në vitin 2013 dhe të fillojë të ulet në 2014.
Në vija të përgjithshme, përfaqësuesit e Trojkës theksuan se zgjidhja për Greqinë është e dhimbshme, mirëpo nuk ekziston alternativë tjetër, me gjithë problemet e mëdha sociale që shkakton.
Duke iu referuar arsyeve të dështimit të programit të parë, ata u ndalën veçanërisht në moszbatimin e reformave strukturore, në problemet e administratës publike dhe mungesës së vullnetit politik.
Ata insistuan në nevojën e uljes së pagave, kështu që ekonomia greke të rifitojë kompetivitetin.
“Kriza greke përbën një sfidë kolosale për shoqerinë greke dhe Bashkimin Europian. Është rezultat i politikave të papërgjegjshme që u ndoqën për vite të tëra”, theksoi Olli Rehn.
Ai gjithashtu theksoi se, falë solidaritetit europian, u shmangën zhvillime më të këqija.
“Shmangëm katastrofën sociale”, tha shprehimisht, duke shtuar ndërkaq se gjendja mbetet e vështirë, sidomos për shtresat më të dobta të shoqërisë greke.