E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vriten 40 militantë,zhvendosen 200 mijë persona

Zyrtarët pakistanezë njoftojnë se mbi 40 militantë dhe dy oficerë policie janë vrarë gjatë sulmit të militantëve në dy pika kontrolli të ushtrisë.
Këta janë luftimet e fundit në serinë e sulmeve të dhunshme në zonat fisnore përgjatë kufirit pakistanezo-afgan.
Ndërsa Kombet e Bashkuara njoftojnë se mbi 200 mijë njerëz janë larguar nga veriperëndimi i Pakistanit si pasojë e operacioneve ushtarake.
Burimet e OKB-së pohojnë se lëvizja masive e popullsisë vjen në kohën kur trupat pakistaneze po përparojnë drejt Orakzait, rajon malor përgjatë kufirit pakistanezo-afgan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›