E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan vriten 83 civile

Ushtria amerikane vazhdon te beje gabime qe kushtojne jeten e dhjetera civileve te pafajshem. Gabimi i radhes ka ndodhur ne krahinen e njohur pakistaneze Uaziristan , e njohur per aktivitetin e madh te talebaneve . Nje rakete e hedhur nga nje avion pa pilot ka shkaktuar vdekjen e 83 civileve , midis te cileve gra dhe femije. Raketa eshte hedhur ne monetin kur nje turme njerezish po merrnin pjese ne nje ceremoni mortore. Nuk ka patur ende nje reagim zyrtar nga Pentagoni, megjithate gjate muajve te fundit dhjetera civile kane humbur jeten si pasoje e gabimeve te tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›