E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE anulon bisedimet Kroaci-Slloveni

Bashkimi Europian anulloi raundin e ardhshem te bisedimeve te anetaresimit me Kroacine, qe ishte planifikuar per diten e premte, pasi ky vend nuk zgjidhi mosmareveshjen kufitare me fqinjin e vet Sllovenine. Zyrtaret e Bashkimit Europian bene nje deklarate, por nuk caktuan ndonje date te re per zhvillimin e takimit.Ne deklarate shprehej keqardhje per faktin qe megjithe perpjekjet e vazhdueshme te BE-se per te ndihmuar ne gjetjen e nje zgjidhjeje, nuk eshte bere perparim ne bisedimet e anetaresimit. Vendimi pritej pas deshtimit javen e kaluar te perpjekjeve te BE-se per ndermjetesimin e mosmarreveshjes kufitare mes Kroacise dhe Sllovenise. Qe nga pavaresia prej ish-Jugosllavise ne vitin 1991, te dy vendet kane patur vazhdimisht mosmarreveshje lidhur me kufirin rreth Gjirit te Piranit, ne detin Adriatik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›