E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, rasti i pare i gripit te derrave

Pas Greqise dhe Malit te Zi, gripi i derrave eshte perhapur edhe ne Serbi. Ministri i Shendetesise i ketij vendi ka konfimruar lajmin duke thene se behet fjale per nje 29 vjeçar nga Beogradi, i cili prej dates 18 deri 22 qershor ka qendruar ne Argjentine, ku dhe eshte prekur nga virusi. Gjendja e tij shendetesore eshte e mire dhe nuk paraqet problem dhe nga te dhenat e deri tanishme nuk ka asnje rast tjeter. I semuri eshte shtruar ne kliniken infektive ne Beograd, ku po mbahet ne vezhgim nga mjeket. Vetem nje dite me pare Podgorica zyrtare konfirmoi rastin e pare me gripin e derrave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›