E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i NATO-s Gjermania kerkon carmatimin berthamor

Takimi i fundit i ministrave te jashtem dhe te mbrojtjes se NATO-s ishte perpara 11 vitesh. Asokohe u hartua koncepti i strategjise se perbashket. Por nderkohe ky koncept duhet reformuar mendon ministrigjerman i MbrojtjesKarl-Theodor zu Guttenberg. Nje koncept i ri eshte i domosdoshem sepse ky aktual bazohet ne situaten e vitit 1999 dhe bota ka ndryshuar ne shume aspekte qysh prej asaj kohe. Gjithashtu kane ndodhur fenomene te reja nga te cilet duhet te mbrohemi dhe qe NATO duhet ti perpunoje nje nje koncept te ri te perbashket.

Si per shembull terrorizmi mbareboteror nje nder sfidat me te medha per NATO-n. Por edhe te ashtuquajturat sulmet kibernetike ku hacker-at perpiqen te sabotojne furnizimin me energji apo firma industriale te disa shteteve. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen perpiqet gjithashtu ti binde shtetet antare per te krijuar nje sistem te ri te perbashket per mbrojtjen nga raketat ndonese arkat jane bosh. Por nje vendim perfundimtar mund te merret ne nentor gjate takimit te NATO-s ne Lisbone. Une shpreosj qe te marrim nje vendim gjate ketij takimi. Ky do ishte nje sinjal shume i qarte qe do deshmonte gadishmerine tone per te permiresuar aftesite tona ne nje kohe te kursimeve.

armatimi berthamor - prioritet i qeverise gjermane

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg Sistemi i mbrojtjes nga raketat do te mbroje per shembull nga sulmet me raketa te Iranit. Projekti eshte i diskutueshem edhe per Gjermanine megjithate zu Guttenberg u shpreh i hapur Parimisht mendojme se nje sistem i tille do te ishte i dobishem por mendojme gjithashtu se tema si carmatimi duhet te luajne nje rol shume te rendesishem.

Qeveria gjermane do ti binde partneret e saj ne NATO per te filluar carmatimin berthamor dhe eshte e gatshme te heqe dore edhe nga armet e mbetura berthamore amerikane ne vend. Por shume shtete jane skeptike. Franca per shembull ka frike se keshtu mund te humbase pozicionin e saj si fuqi berthamore. Edhe SHBA-s nuk jane te bindura se propozimi i Gjermanise eshte nje ide e mire. Ministri i amerikan iMbrojtjesRobert Gates tha Nuk kam degjuar te kete ndonje lidhje mes sistemit per mbrojtjen nga raketat dhe carmatimit berthamor. Madje shume parafoles thane gjate ketij takimi se sa kohe jetojme ne nje bote me arme berthamore eshte e rendesishme qe NATO te mbetet nje aleance me arme berthamore.

Autore Christoph Hasselbach/ Sonila Sand

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›