E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli po vret cdo mundesi per rifillimin e bisedimeve

Autoriteti palestinez kundershtoi ashper vendimin e Ministrise izraelite te Strehimit duke e cilesuar kete si nje akt i cili vret cdo mundesi per rifillimin e negociatave direkte.

Ne kundershtojme me force kete vendim theksoi kryenegociatori palestinez Saeb Erekat per AFP-ne. I bejme thirrje administrates se SHBA-ve per te ndaluar Izraelin qeveria e te cilit eshte pergjegjese per shembjen e bisedimeve dhe procesit te paqes. Qeveria izraelite vazhdon te vrase cdo mundesi per rifillimin e negociatave theksoi Erekat.

Vendimi per ndertimet ishte nje pergjigje e qarte per te gjitha perpjekjet nderkombetare vecanerisht per perpjekjet e SHBA-ve lidhur me rifillimin e negociatave perfundoi kryenegociatori palestinez. /F.Prroni/Start/

2010-10-15 1541

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›